Si aplikohen teknikat e fizioterapisë për dhimbjen e kokës


Disa teknika të fizioterapisë që përdoren për trajtimin e dhimbjes së kokës, ndihmojnë për të reduktuar dhimbjen. Pacientët mund të mësohen se si të ushtrojnë metoda të ndryshme. Dhimbjet e kokës
me natyrë migrene mund të shkaktojnë një ndjesi tensioni dhe shqetësimi në qafë. Edhe pse tensioni mendohet të jetë shkak sekondar për migrenën, ushtrimet e tërheqjes mund
të jenë të dobishme për të reduktuar disi shqetësimin.
Në mënyrë që të identifikohen disa nga faktorët e dhimbjes së kokës që lidhen me
sistemin muskulor-skeletor, duhet bërë një vlerësim i plotë i qafës dhe pjesës së sipërme të kurrizit për të gjetur më pas trajtimin e duhur.

Disa nga metodat e trajtimit përfshijnë:

  • Mobilizimin e artikulacioneve: Teknikat pasive të lëvizjeve që kanë për qëllim të rikthejnë lëvizjet e plota pa dhimbje dhe lëvizjen e përgjithshme të qafës.
  • Tërheqjet: Një program i rregullt i tërheqjeve është thelbësor në mirëmbajtjen e fleksibilitetit të muskujve të qafës që ndihmon në maksimizimin e funksioneve të saj.
  • Forcimi: Problemet e vazhdueshme të qafës shpesh lidhen me dobësimin e muskujve postural dhe mbështetës në qafë dhe kurriz (koka e nxjerrë përpara + shpatullat e kërrusura = muskuj të dobët postural)
  • Masazhi/çlirimi i pikave të tensionit: Muskujt e shkurtuar shpesh kanë “pika tensioni”
    që mund të bëhen shkak i dhimbjes. Relaksimi ose çlirimi i këtyre zonave të tensionuara
    mund të përmirësoj funksionin e muskujve të qafës.
  • Trajtime me anë të aparaturave:
    Nxehtësia, TENS ose Stimulimi Elektrik i Muskujve mund të përdoren shpesh së bashku
    me teknikat manuale për të çliruar një pjesë të dhimbjes dhe tensionit në muskuj.

 

Post a Comment

0 Comments